Gruaja e Agonis Tetajt, Albesa Cacaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas dënimit që u shqiptua ndaj Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj.
Cacaj ka thënë se kjo nuk është drejtësia të cilën e ka pritur e shpresuar familja.
Ajo ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ankohet në Apel.
“Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendosë drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit. Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme! Kjo veç drejtësi nuk është! Andaj, kërkoj publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, nga e cila presim që të vendosë drejtësinë e merituar”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit që mori Gjykata e Pejës të premtën, përmes së cilit Shaban Gogaj, vrasësi i Agonis Tetajt, u dënua me 7 vjet e gjysmë burgim.
Përmes një njoftimi për media, nga Prokuroria në Gjilan kanë bërë të ditur se do të ushtrojnë ankesë, jo vetëm për kohëzgjatjen e dënimit, por edhe për shkak të rikualifikimit të aktit të vrasjes nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtrojë ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin“, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Agonis Tetaj ishte vrarë në një lokal në Deçan, ku ai ishte punëtor./arbresh.info/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...