Prokuroria Themelore në Gjilan është shprehur e pakënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë në rastin “Gogaj”.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se do të ushtroj ankesë për ri-cilësim juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin.
Gjatë ditës, Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia u gjykua 5 viteve burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 3 vite burgim.
Vendimi për dënimin ndaj Shaban Gogajt u përcoll me reagime të shumta, përfshirë edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se procesi ndaj Gogajt është zhvilluar me shumë probleme dhe është karakterizuar me shumë çështje që e kanë penguar një proces të drejtë dhe efikas.
“Si ministre e Drejtësisë nuk kam mandat e as intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjyqësor, mirëpo është e domosdoshme të theksohet se sikur opinioni publik, jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz”, është shprehur Haxhiu.
Tutje, ajo tha se aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo./arbresh.info/
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...