Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar dy videot që janë publikuar nga ky subjekt politik, ku sulmohen e akuzohen për krim e korrupsion ish-krerët që kanë udhëhequr vendin si dhe biznesmenë të njohur.
Ai tha se nuk do të donte të fokusohej në video pasi sipas tij, ka çështje më të rëndësishme që të diskutohen.
“Mendoj që nuk mund të reduktohet qeverisja me dy video. Ka shumë forma se qysh mundemi me analizu çështje ne videove. Mendoj që ndonjëherë është e dobishme me u lëshu në përmbajtje për me kuptu që 20 vjeçari ka qenë një hapësirë është konsumuar e rezultatet kanë qenë minimale. E kur thua kështu sikur çdo gjë po hedhet si e pavlefshme”, u shpreh ligjvënësi i pushtetit për rtv dukagjini, i cili vazhdimisht ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj LVV-së.
Megjithatë, ai doli kundër LVV-së duke thënë se nuk është e vërtetë që gjithçka ka qenë keq e zi në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit.
“S’është e vërtetë që ka qenë gjithçka keq, ka kontribute të individëve apo nëpërmjet përkrahjes ndërkombëtare. Ata që e kanë bërë videon, sigurisht që kanë dashur me u lëshu në kujtesën në memorien kolektive në këtë 20-vjeçar. S’duhet ta konsumojë debatin pasi kemi çështje më të rëndësishme sot e ditëve në vazhdim”, u shpreh ai.
Po ashtu, ai tha se fajin kryesor ia la prokurorëve dhe gjyqtarëve për mungesë të zbatimit të ligjit, rreth gjërave negative që i kanë ndodhur Kosovës.
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...