Deputetja kosovare nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri Kurti, po vuan nga halucinacionet.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu i ka shprehur hapur kritikat e veta kundrejt numrit një të qeverisë, Albin Kurtit.
Deliu, shkruan se përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat.
Postimi i plotë:
Kryeministri, si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.
Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.
Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat./arbresh.info/
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër
ZYRTARE: Karim Benzema prezantohet tek Al Hilal