Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in, kanë kryer bastisje në një depo, pronë e të dyshuarit ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm.
Policia e Kosovës me anë të raportit të saj të përditshëm, ka njoftuar se malli është konfiskuar nga dogana
Pos kësaj, është njoftuar edhe se rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“INCIDENTET KRIMINALE. TREGTI E NDALUAR. Ferizaj 07.10.2022 – 10:00. Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /arbresh.info/
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...