Deputetët e Kuvendit të Kosovës sapo kanë miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë.
58 deputetë ishin për, katër ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim
Kuvendi sapo ka miratuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike.
Nga 61 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan pro.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij Projektligji, MPB ka vendosur parimet dhe rregullat bazë mbi të cilat do të veprojnë institucionet që zhvillojnë politika lidhur me sigurinë kibernetike.
Është miratuar edhe projektligji për Tubime Publike në Kuvendin e Kosovës.
Në kuvend ishin të pranishëm 64 deputetë, ku të gjithë votuan pro.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me këtë projektligj është përcaktuar se organizatori vetëm e lajmëron mbajtjen e tubimit, pa pasur nevojë të marrë leje për mbajtjen e tij. /arbresh.info/
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri