Skuadra e Ballkanit është motivuar pak orë para ndeshjes me vizitën e bërë tek shtatorja e Adem Jasharit në Sivasspor.
E udhëhequr nga presidenti i klubit Arsim Kabashi dhe kryetari i Suharekës, Bali Muherremaj, skuadra që po bën shkruan historinë e futbollit kosovar ka patur agjendë të ngjeshur para ndeshjes së sotme.
“Delegacioni i FC Ballkani-t së bashku me ekipin Sivasspor dhe zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Ankara, sot vizituan shtatorën e Komandantit legjendar, Adem Jasharit, që gjindet në kampusin e Universitetit të Sivas-it. Gjithashtu u nderuan edhe shtatorët e Kemajl Ataturk dhe poetit Asim Veysel”.
Delegacioni u prit nga sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Sivas-it, profesor Kadir Ozkösr i cili ekipit tonë i dëshiroj mirëseardhje duke ritheksuar edhe një herë që përtej futbollit, kjo është vizitë vëllazërore” thuhet në njoftimin e Ballkanit.


Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë