Vdes vëllau i Isa Mustafës

09:01 | 6 Tetor 2022
A Z

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm vëllau i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Ragipi.

Vëllau i ish-kryeministrit po vuante nga një sëmundje dhe sot ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare.

Varrimi i të ndjerit o të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30.

Njoftimi i plotë:

Familjarë dhe miq të nderuar
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa.
Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30.
E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale