Të mërkurën në orët e pasdites, 13 persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, fajde, detyrim” si dhe janë sekuestruar mbi 50 mijë euro.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:50 në qytetet, Prizren, Malishevë, Suharekë dhe Prishtinë.
“Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me autorizim të Prokurorit të shtetit Prokuroria Themelore Prizren, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, të mbështetur nga njësitë e specializuara policore kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës dhe operacionin e koduar TOTO”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje në raport sqarohet se gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.
Ndërkaq siç bëhet e ditur në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1.700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar, 1.320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura.
Ndryshe, policia raporton se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Operacioni “TOTO”, arrestohen disa të dyshuar për fajde, një prej tyre zyrtar policor
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale