Barcelona luan nesër si mysafir ndaj Interit në ndeshjen e tretë të grupit C në Ligën e Kampionëve.
Në këtë udhëtim, trajneri Xavi Hernandez do të jetë pa disa lojtarë kryesorë të 11-shes startuese, për shkak të lëndimeve që ata kanë marrë.
Frenie de Jong, Ronald Araujo, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Memphis Depay do të jenë lojtarët të cilët do t’i mungojnë katalanasve në ndeshjen ndaj italianëve në “Giuseppe Meazza”.
Përvec Bellerin, të gjithë lojtarët tjerë do të mungojnë për shkak të lëndimeve të marra në ndeshjet e zhvilluara me kombëtaret në Ligën e Kombeve.
Ndërsa Bellerin, javën e kaluar ka pësuar lëndim në stërvitje, me c’rast do të jetë jashtë fushave për dy muaj.
De Jong, Kounde dhe Depay priten të rikuperohen gjatë ditëve në vijim, ndërsa vec është e konfirmuar se Araujo dhe Bellerin do të humbasin edhe El Classicon e 16 tetorit.
Ndërsa te nerazzurët, në këtë ndeshje do të mungojë mesfushori Marcelo Brozovic dhe sulmuesi Romelu Lukaku, të dy për arsye lëndimi në kofshë.
Nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, Barcelona dhe Interi kanë nga 3 pikë të grumbulluara, pas fitoreve ndaj Viktoria Plzen dhe humbjeve ndaj Bayernit, e cila kryeson grupin me 6 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00./arbresh.info

Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...