I riu nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj

13:15 | 2 Tetor 2022
A Z

Adnan Syla nga Gjakova është diagnostikuar me sëmundjen e veshkave.

Atij i duhet ta bëjë transplantimin e dy veshkave, të cilat tashmë i ka jashtë funksionit.

Si pasojë e kësaj sëmundje, Adnani i cili është baba i dy fëmijëve, është i shtrirë në spital dhe ka nevojë për ndihmën e vullnetmirëve.

Atij i nevojiten 20 mijë euro për këtë intervenim, pasi një pjesë e të tashmë është siguruar.

Andaj, ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Gjakova, mund ta bëjnë në këtë numër: +383 43 533 377

Shpërndaje në rrjete sociale