Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kujtoi sot protestat studentore të 1 tetorit të vitit 1997, e cila siç tha ai, u shndërrua në protestë gjithëpopullore dhe lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
“Në ballë të kësaj proteste të madhe studentore, para 25 vitesh, do të gjendej Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Ejup Statovci, dhe personeli akademik, që bashkë me studentët e nën organizimin e UPSUP, shfaqeshin si kurrë më parë, të bashkuar, të vendosur dhe me një zë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit”,u shpreh Krasniqi.
Ngritja e mijëra qytetarëve atë ditë, sipas Krasniqit, dërgoi sinjalin e qartë tek secili se liria po zinte vend në zemrën e çdo atdhetari, kundër çdo denigrimi që i bëhej popullit të Kosovës.
“Këmbana që zgjoi vetëdijen liridashëse edhe në Prishtinë me 1 tetor, bëri që shumë studentë e studente të kapnin armët dhe t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në shërbim të idealit të çlirimit. Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar i pari i PDK-së në facebook. /arbresh.info/
Sytë nga Haga, Arbresh.info transmeton fjalimet e katërshes ...
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...