Numri një i futbollit botëror, Gianni Infantino sot do të vizitojë Shqipërinë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino fillimisht do të takohet me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar.
Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forëard” i FIFA-s.
Gjatë vizitës, Presidenti Infantino do të pritet në një takim edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërkohë që do të marrë pjesë në eventin festiv që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit” me rastin e inaugurimit.
Ky kompleks gjigand, në të cilin ndodhet edhe selia e FSHF-së, është thuajse drejt përfundimit së bashku me dy mini-stadiumet, që shumë shpejt do të hapin dyert për ekipet kombëtare të Shqipërisë e ofrojnë një infrastrukturë bashkëkohore me të gjitha kushtet që kanë stadiumet më moderne. Një investim madhor i FIFA-s e që i jep ekipeve kombëtare të moshave një shtëpi dinjitoze ku talentet e reja kanë të gjitha ambientet e nevojshme.
Numri një i FIFA-s e kishte paralajmëruar prej muajsh këtë vizitë përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Pas Shqipërisë, i pari i FIFA-së do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Kosovë ku do të qëndrojë gjatë se premtes dhe do të takohet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Vizita e tij në Shqipëri dhe Kosovës është shumë e rëndësishme pasi po bëhet në prag të fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...