Startuesi i Belgjikës refuzon klubet evropiane, transferohet në këtë klub

08:06 | 29 Shtator 2022
Emir Abduramani

Qendërmbrojtësi i Belgjikës, Jason Denayer, nga tash është lojtar i klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shabab Al Ahli, raporton Fabrizio Romano.

Belgu i bashkohet këtij klubi si transfer i lirë, pasi që nga qershori ka qenë pa klub, pas skadimit të kontratës me klubin francez, Lyonin, përcjell arbresh.info.

27-vjeçari ka pasur oferta nga klube të ndryshme evropiane si: Torino, Valencia apo Ëolves, por në fund, për shkak të ofertës më të mirë, ai vendosi t’i bashkohet skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Denayer ndjek hapat e lojtarëve tjerë që së fundmi vendosën të kalojnë në këtë ligë, si: Miralem Pjaniç, Kostas Manolas, Allan dhe Adel Taarabt.

Shpërndaje në rrjete sociale