Në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja e mbetur nga xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.
Derbi i dy skuadrave rivale që u zhvillua në kryeqytet nuk dha fitues dhe u mbyll pa gola (0-0).
Kreshnik Uka pati ndër rastet më të mira të gjysmës së parë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, shkruan telgrafi.
Marko Simonovski e Blend Baftiu u treguan të rrezikshëm në minutat e para të pjesës së dytë, derisa Kreshnik Uka e futi topin në rrjetë, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Uka vazhdoi të ishte i rrezikshëm, derisa një mundësi për bardhekaltrit e pati edhe Leotrim Kryeziu. Te Intelektualët sërish Baftiu u përpoq me kokë, por priti Ardit Nika.
Drita është lider në tabelën e Superligës me 18 pikë, tri më shumë se kampioni Ballkani (që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).
Prishtina ndodhet në vend të katërt në renditje me 12 pikë të grumbulluara, nga tetë xhiro të zhvilluara.
Conte për De Bruyne: Ka ende shumë për t’i dhënë futbollit
Zelensky: Duhet të bëjmë gjithçka për një armëpushim
Vodhën sasi të konsiderueshme të cigareve, një burrë e një g...
Në Shqipëri janë raportuar 22 vatra, 11 mbeten aktive
Jep dorëheqje CEO i “Astronomer” pas incidentit me “Kiss Cam...
Albin Kurti prezanton Artan Abrashin kandidat për kryetar të...