Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia kanë përfunduar aksionin anti-drogë në komunën e Deçanit dhe Gjakovës.
Lajmin për portalin arbresh.info e konfirmoi prokurori Ersan Qavolli i cili deklaroi se nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur 10 lokacione.
Tutje Qavolli, tha se janë konfiskuar 180 bimë narkotike të llojit marihuanë të gjata 2 deri në 4 metra.
“Sapo ka përfunduar aksioni anti-drogë që zhvilluan në komunën e Deçanit dhe Gjakovës. Nga ky aksion janë arrestuar shtatë persona si dhe janë bastisur 10 lokacione. Gjatë aksionit janë sekuestruar 180 bimë të llojit marihuanë të gjata prej dy deri në katër metra, është konfiskuar edhe sasi tjetër e llojit marihuanë, 400 gram kokainë dhe armë”, tha Qavolli.
Tutje prokurori bëri të ditur se hetimet që rezultuan me aksionin e sotëm kanë nisur shumë kohë më parë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit, shtatë të arrestuar
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...