Ruslan, 41-vjeçar, ish-menaxher i shitjeve që kërkoi që të mos i publikohej mbiemri për arsye sigurie, nisi të mësonte sesi të operonte dronët e luftës në fillim të pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Njësia e rezervistëve e Ruslanit ishte afër aeroportit Gostomel të Kievit në ditën e parë të luftës kur parashutistët e njësive elite të Rusisë nisën sulmin. Teksa forcat ukrainase u përpoqën të zmbrapsnin forcat ruse, njësia e Ruslanit mësoi se njësia e 72-të e artilerisë kishte nevojë që të shënjestroheshin forcat ruse.
Edhe pse njësia e Ruslanit nuk kishte asnjë trajnim për të operuar dronët, ai dhe bashkëluftëtarët e tij vendosën të merrnin përsipër këtë detyrë.
“Një prej ushtarëve në ekipin tonë kishte një dron”, kujton ai. “Ne kishim vetëm tetë ushtarë: njëri e fluturonte dronin, të tjerët e ruanim atë”.
Shtatë muaj më vonë, Ruslan është në rotacion nga fronti për të përmirësuar aftësitë e tij dhe po mëson për operimin e dronëve në shkollën e dronëve Kruk në Kiev, si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë ukrainase dhe organizatave joqeveritare për të trajnuar mijëra persona për të operuar me dronët gjatë misioneve të rëndësishme ushtarako-zbuluese./rel/
Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Shqipë...
Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listen Serbe, jo nuk m...
Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” ...
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...
“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund t...