Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita duhet të dalë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm me kandidatë të përbashkët. “Kjo është më e mira për situatën, për arsye se jemi në kushtet e një shteti mafioz dhe opozita duhet të paraqitet sa më e bashkuar. Kuptohet, në kushte të tjera, sa më shumë kandidatë për qytetarët, aq më mirë do të ishte”, tha Meta gjatë një konference për mediat.
“Por nuk jemi në kushte normale, demokratike, por përkundrazi, jemi në kushte kur opozitës nuk i lejohet të vonohet dhe të mos bashkohet, për interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”.
Ish-presidenti shtoi se Partia e Lirisë, të cilën e drejton pasi përfundoi mandatin e kreut të shtetit, është e interesuar për fitoren e opozitës. “Pa dyshim edhe për rezultatin e saj, por këtë askush nuk e pengon, sepse rezultatet e një partie politike shihen në këshillat bashkiake, të cilët do të kthehen në parlamente shumë të fuqishme”, tha Meta.
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu
Moti për ditën e nesërme