Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar Greqinë për “provokimet” e saj të fundit, duke theksuar se Türkiye nuk do të dështojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj.
“Grumbullimet ushtarake me pamje okupuese të vendeve të huaja në të gjithë Greqinë, në thelb, duhet të shqetësojnë popullin grek, jo neve”, tha presidenti Erdoğan pas mbledhjes së kabinetit në kryeqytetin Ankara.
Komentet e presidentit Erdoğan vijnë pasi dronët e ushtrisë turke regjistruan vendosjen greke të automjeteve të blinduara në ishujt Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos), gjë që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Sot, sipas Ministrisë të Punëve të Jashtme të Türkiyes, vendi thirri ambasadorin grek dhe i kërkoi që t’u jepen fund shkeljeve në ishujt e Egjeut, si dhe rivendosjen e statusit të tyre jo-ushtarak.
Gjithashtu në një notë proteste drejtuar SHBA-së, Türkiye kërkoi respektimin e statusit të ishujve të Egjeut Lindor dhe theksoi se duhet të merren masa për të parandaluar përdorimin e armëve atje./AA/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran