Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Qipros.
Tekniku francez ka thënë se qëllimi i “Dardanëve” është fitorja në mënyrë që ta mbajnë pozitën e dytë në grup.
“Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë. Gjendja momentale e ekipit është, Muriq është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka tjetër, përveç lodhjes që është normale pas ndeshjes”, tha ai.
Tutje, Giresse nuk e përjashtoi mundësinë që ndaj Qipros të luajnë edhe lojtarët e rinj.
“Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë”, tha ndër tjerash trajneri francez.
Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
/Gazeta Olle/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...