Në kuadër të takimit koordinues, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qenë nikoqir i takimit koordinues, ku kanë marrë pjesë Kryeministri Kurti, Ministri Murati, Zëvendësministrin Mjeku dhe Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Fokusi i këtij takimi ka qenë diskutimi për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal.
Gjithashtu, tema të tjera të cilat janë diskutuar në takim kanë qenë, reformat ligjore në nivel lokal, zhvillimi ekonomik lokal, agjenda e gjelbër, digjitalizimi i shërbimeve komunale, strategjia kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, thuhet në komunikatën për media nga MAPL.
Ky takim ka një rol me rëndësi për fuqizimin e raportit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal dhe vë theksin se MAPL, do të vazhdoj të mbështes komunat me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët./arbresh.info/



Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike