Para takimit me kryetarët e komunave, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Qendrën Informative të Turizmit dhe Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës.
Në Qendrën Informative të Turizmit, Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare përfituese nga projektet e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, që është program në kuadër të MAPL-së. Po ashtu, takoi operatorët turistik të turizmit malor dhe përfaqësuesit e Zyrës së Turizmit në Komunën e Pejës.
Në takim u bisedua për mundësitë dhe ofertat e turizmit malor në Pejë, ndikimin në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe propozimet për mbështetjen institucionale në sektorin e turizmit.
Gjatë vizitës në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, u theksua rëndësia e mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore. Kryeministri takoi z.Fatos Lajçin, Drejtor Ekzekutiv i Environmental Responsible Action Group (ERA Group), që e menaxhon këtë kompleks. Krahas detajeve për funksionimin e kompleksit dhe potencialit turistik të tij, z.Lajçi e njoftoi Kryeministrin edhe për aktivitetet dhe angazhimin e ERA Group në mbrojtje të faunës dhe florës në Bjeshkët e Nemuna.
Në këto dy takime u ritheksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur angazhimin e përbashkët në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të vendit tonë. /arbresh.info/
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...