Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme ka paraqitur para deputetëve arsyetimin e nismës së AAK-së për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
“Jemi sot këtu për ta korrigjuar një padrejtësi, për të debatuar në lidhje për një nismë legjislative që Aleanca ka kohë që ka inicuar. Bëhet fjalë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, më saktësisht, largimin e nenit diskriminues i cili parasheh që çdo pensionist të ketë përvojë pune të paktën 15 vite, në mënyrë që ta gëzojë pensionin kontributdhënës”, u shpreh Dreshaj.
Dreshaj theksoi se me propozimin që AAK ka iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë gjithë pensionistët, pavarësisht se sa vite kanë punuar.
“Siç e dini, kemi raste kur shumë pensionistë vetëm për një ditë nuk e arrijnë kushtin prej 15 viteve përvojë pune. Kërkesa e jonë është që të largohet ky kushtëzim jo logjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët që ishin larguar dhunshëm gjatë pushtetit të atëhershëm”, shtoi Dreshaj.
“Ju ftoj pozitë e opozitë që bashkërisht ta ndryshojmë këtë ligj diskriminues”, ka përfunduar Dreshaj. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...