Joe Biden arrin në Westminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës

11:31 | 19 Shtator 2022
A Z

Presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill sapo kanë mbërritur në Westminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ata kanë arritur të shtunën në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti Biden u takua me Mbretëreshën në qershor të vitit të kaluar në Kështjellën Windsor, ku kanë pirë çaj pasdite me monarken në fund të një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e G7 të liderëve botërorë në Cornwall.

Shpërndaje në rrjete sociale