Kryekomisioneri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje lidhur me takimin që zhvilloi sot me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nga SHBA, u përcoll shqetësimi për financimet e huaja te partitë politike, në mënyrë që paratë që merren nga shtete të tjera të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.
“Nga Kim u përcoll shqetësimi i SHBA në lidhje me financimet e huaja në partitë politike. Nën dritën e informacioneve që ato zotërojnë përcollën shqetësimet te partitë politike në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen në mënyrë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare.”- tha ai.
Më tej, Celibashi theksoi se KQZ dhe institucionet e tjera duhet të hetojnë sasitë e parave që marrin partitë politike.
“Ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që KQZ dhe institucione të tjera të hetojnë më thellë në lidhje me sasitë e parave që marrin partitë politike, nga i marrin ato paratë dhe si i përdorin.”- shprehet ai.
Takimi i përfaqësuesve të partive politike me Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, vjen një ditë pasi në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në vitin 2017.
Për këtë çështje, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia. /Telegrafi//
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...