Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme.
Ajo ka kërkuar më tej përkrahje nga Novak për liberalizimin e vizave e për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Hungaria na qëndroi në krahë në momentet të ndryshme, përfshirë edhe kohën e përballjes me pandeminë. Raportet tona janë të bazuara mbi një bazament të fuqishëm historik e mbi të gjitha na bashkojnë vlerat e përbashkëta. Hungaria gjithnjë ka përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën, andaj iu ftoj që sërish të jeni kampion në këtë përkrahje.Ne llogarisim në rolin tuaj aktiv brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, por edhe tek anëtarët veç e veç në mënyrë që liberalizimi i vizave për kosovarë të përfundojë gjatë këtij viti, gjatë qeverisjes çeke sepse është koha. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në procesin e liberalizimit”,tha Osmani.
“Ne sot po sfidohemi nga kriza të shumta, siç është ajo energjetike. Mbetet të rrisim angazhimin e përbashkët që qytetarëve t’ua lehtësojmë barrën e shkaktuar nga këto kriza. Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngriten në një nivel më të lartë, prandaj Kosova këtë vit do të kandidojë për statusin e vendit kandidat. Si në proces tjetër, presim mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë, në mënyrë që Kosova të jetë aty ku e ka vendin brenda familjes së madhe evropiane”, deklaroi Osmani,
“Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngriten në një nivel më të lartë. Prandaj edhe Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Natyrisht që presim mbështetjen e vazhdueshme edhe të Hungarisë”, shtoi Osmani./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji