Vdekja e Elizabeth II, Krasniqi nënshkruhet në librin e zisë

14:04 | 12 Shtator 2022
A Z

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka qenë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’i shprehur ngushëllime ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes postimit në Facebook, Krasniqi ndër të tjera njoftoi se ka nënshkruar në librin e zisë.

“Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës. Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar i pari i PDK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale