Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.
Duke komentuar situatën e krijuar pas grevës së sindikalistëve, Tahiri ka shtuar se sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.
“Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike”, ka thënë ai.
Tahiri i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të hënën të fillojë mësimi.
“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë”, ka thënë ai.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...