Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me ta.
“Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas Krasniqit, frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga ShBA-ja tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.
Ai tha se që ishte menduar të ishte goditje për ShBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për t’u ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës, lirisë./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...