Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.
Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për herë të fundit është parë nga shokët e tij të punës , me datën 04 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , Dragash.
Ai ka dalë në bjeshkët për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.
Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.
Më vonë në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjetur, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo Shqipëri”, thuhet në thirrjen e Policisë. /arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...