Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes Greqinë.
Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos, në jug perëndim të Greqisë. Tërmeti 5.4 Rihter ndodhi mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36 (ora lokale) të mëngjesit.
Thellësia e tërmetit vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Në orën 11:00 ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë.
Sakq Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi tërmetin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Sipas mediave lokale, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë.
Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje./abcnews.al/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...