Ish-deputeti, Bilall Sherifi ka deklaruar se subjekti politik, NISMA do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, në çfardo kohe që mbahen zgjedhjet parlamentare.
Ai ka thënë se janë në kontakte edhe me partitë tjera, mirëpo që nuk ka asgjë konkrete deri te dakordimi i ndonjë marrëveshje koalicioni.
“E di që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të mbahen NISMA do të jetë në parlamentit të Kosovës. Nuk thash ‘edhe vetë’, por, do të kthehemi në Kuvend. Nuk e di me sa mandate por, sigurisht do të jemi në Kuvendin e Kosovës në mandatin e ardhshëm. Ne jemi në kontakt me partitë tjera, mirëpo s’kemi diçka konkrete. Në 2015-2016 kemi pasur një marrëveshje me AAK-në, me ta kemi pasur zotime reciproke”, tha Sherifi në kanal10.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...