Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot gjatë një konference për media në Beograd, se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beograd sa i përket kalimit të kufijve me letërnjoftim.
Duke folur për tensionet që ishin ngritur para dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti turk tha se Ankaraja zyrtare mbështet bisedimet dhe se i vjen mirë që janë ulur tensionet.
Ai para homologut serb, Aleksandar Vuçiq, theksoi edhe një herë qëndrimin e Turqisë sa i përket njohjes së Kosovës , duke thënë se është i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet.
“Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket targave të veturave – shpresoj që do të arrihet marrëveshje në një të ardhme të afërt – si dhe për shumë çështje tjera”, shtoi Erdogan.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se kush është fajtor për krizën në Evropë dhe botë, Erdogan tha se shteti i tij ndjekë politikën e baraspeshimit, por theksoi se Perëndimi ka një politikë korrekte.
“Ne në Turqi kemi ndjekur gjithmonë një politikë ekuilibri midis Rusisë dhe Ukrainë. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ka disa vende në Perëndim që besojmë se nuk e kanë qasjen e duhur. Ekziston një politikë që bazohet në nxitje dhe një politikë të tillë po e ndjekë Perëndimi. Nuk ka fitues në këtë luftë, vetëm numër të madh të jetëve të humbura. Nuk duket se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë së shpejti. Mendoj që nuk do të duhej të nënvlerësohej Rusia, e cila ka ndalur shpërndarjen e gazit natyror. Qmimi është rritur për shkak të kësaj dhe të gjithë po përpiqen t’i mbijetojnë dimrit”, shtoi Erdogan.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...