Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e themelimit të policisë ka përmendur rastin e 11-vjeçares së dhunuar.
Kryeministri përpara pjesëmarrësve në ceremoninë e 23-vjetorit tha se vajza që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose të gjashtë, ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga dhunuesit.
“Javën që shkoj ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë. Një vajzë e mitur që do të duhej të ishte në bankat shkollore në klasën e pestë ose 6 ndodhet në strehimore për shkak të një krimi që ndodhi mbi të nga 5 dhunues. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies publike e sociale”, u shpreh shefi i ekzekutivit.
“Mbani përgjegjësi detyrat tuaja ashtu siç edhe ne si qeveri mbajmë përgjegjësitë e tona ndaj jush dhe ndaj secilit qytetar, trasoni rrugë që janë lehtësisht të kalueshme për të gjithë”, përfundoi Kurti. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?