Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar se sot janë bërë dy vjet prej që Kosova s’ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Hoxhaj ka thënë se për dy vite Kosova s’ka nënshkruar asnjë marrëveshje me BE-në dhe se politika e jashtme është në rënie të lirë.
“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar ai.
Kosova njohjen e fundit e ka pranuar nga shteti i Izraelit më 4 shtator 2020, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë. /arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...