Presidentja ​Osmani: Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit me Malajzinë

20:09 | 5 Shtator 2022
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik.

Në njoftim thuhet se në takim marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”.

“Presidentja Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale