Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër incidentin e shkaktuar mbrëmë në kuadër të ndeshjes së xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe FC Ballkani në kryeqytet.
Stadiumi “Fadil Vokrri” dhe çdo stadium tjetër në Kosovë, duhet të jetë vendi ku tifozeritë në mënyrë të dinjitetshme marrin pjesë për të përkrahur skuadrat e tyre, por nuk duhet të shihen si arena për të shprehur mllefin personal apo grupor, duke shkaktuar incidente të tilla si në ndeshjen e mbrëmshme, kur tifozët e Prishtinës depërtuan nga pjesa e tribunës jugore në atë lindore e më pas në tribunën veriore dhe sulmuan tifozët e Ballkanit me mjete të forta.
Po ashtu, nga organet e rendit është raportuar se në rrugën “Enver Zymberi” pak para fillimit të ndeshjes ka pasur edhe therrje me thikë pas një përleshje ndërmjet disa personave, përcjell arbresh.info/.
FFK dënon ashpër çdo akt dhune dhe çdo incident që cenon shëndetin e njeriut dhe të të gjithë pjesëmarrësve në stadiumet e futbollit.
FFK kërkon nga klubet të jenë dukshëm më të përgatitura në organizimin e ndeshjeve në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit në stadiume të ndihen të sigurt.
Po ashtu, FFK fton klubet dhe organet e rendit që t’i identifikojnë personat e dhunshëm dhe t’u ndalohet hyrja në stadiume, ngase ata nuk ia dëshirojnë të mirën as klubit të tyre e as futbollit në përgjithësi. / arbresh.info/
Presidenti i Polonisë: Vetëm Donald Trump mund ta ndalë Puti...
Ministri iranian i Mbrojtjes: Nëse Trump na sulmon, do të bo...
Sorensen arrin në Kryeministri, takim me Kurtin
Vdes Mark Brnoviq, Trump e kishte nominuar për ambasador në ...
Debutimi i Arbeloas në krye të Realit, ky pritet të jetë for...
Rama ndan pamje nga pritja në Pallatin Presidencial të Abu D...