Në qytetin Këln të Gjermanisë, një grup prej rreth 1.000 personash zhvilluan protestë në mbështetje të Rusisë që është në luftë me Ukrainën ndërsa mbi 200 persona reaguan duke protestuar me slogane në favor të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit pro-Moskës u mblodhën në sheshin “Roncalli” në qendër të Këlnit dhe mbajtën në duar flamuj rus dhe gjerman.
Në fjalimet e tyre, protestuesit pro-rusë kundërshtuan ndihmën me armë të Gjermanisë ndaj Ukrainës dhe kritikuan inflacionin në rritje në vend.
Me pankarta dhe posterë në duar, protestuesit marshuan dhe nën shoqërimin e sloganeve dhanë mbështetje ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin.
– Policia nuk lejoi përballjen e grupeve
Ndërsa një grup protestuesish i emërtuar “Këlni kundër të djathtës” u mblodh në sheshin “Kurt-Hackenberg” dhe organizoi një kundër-protestë.
Grupi theksoi se Rusia ka sulmuar në mënyrë të padrejtë Ukrainën dhe kërkuan tërheqjen nga territori i Ukrainës dhe përfundimin e luftës.
Ndërkohë policia me masat e marra nuk lejoi përballjen e grupeve.
Teksa protestat përfunduan pa incidente, njoftohet se u arrestuan 3 protestues pro-rusë që shkaktuan trazira. Ata u liruan pas kontrollit për të dhënat e tyre identifikuese.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran