Tifozët e serialit “The Crown” me padurim presin të shohin sezonin e pestë të serialit, kur pritet të shfaqen edhe personazhet e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge.
Fansat e serialit “The Crown” janë kuriozë të shohin se çfarë do të ndodhë në sezonin e pestë të serialit të njohur, më konkretisht se si do të shfaqen ngjarjet mes princeshës Diana dhe Princit Charles, si dhe si do të prezantojnë mbretëreshën Elizabeth II, transmeton portal arbresh.info
Derisa të publikohen episodet e reja në Netflix (premiera pritet në nëntor), tashmë e dimë se kush do të luajë rolet e Princit William dhe Kate Middleton në sezonin e ardhshëm, të gjashtë.
Përkatësisht, Duka i Kembrixhit do të interpretohet nga dy aktorët Rufus Camp (16) dhe Ed McVay (21), ndërsa personazhin e Kate Middleton do ta interpretojë Meg Bellamy (19).
Sezoni i pestë i serialit duhej të ishte i fundit, por krijuesi i serialit Peter Morgan ndryshoi mendje dhe konfirmoi në gusht se xhirimet për sezonin e gjashtë kishin filluar./arbresh.info/
Mungesa e karburantit, BE u bën thirrje turistëve: Mos i anu...
Goditje varësie nga gazi rus – SHBA synon forcimin e marrëdh...
Zotëriu i Parë në detyrë godet Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugov...
KQZ në pritje të vendimit për datën e zgjedhjeve
Shqetësuese: Më shumë se dy të tretat e fëmijëve nën dy vjeç...
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës