Një studim i kryer nga agjencia e marketingut dixhitale Higher Visibility tregoi se gjithnjë e më shumë të rinj nga Gjenerata Z, të lindur midis 1995 dhe 2012, duan të punojnë si influencues.
Hulumtimi u krye muajin e kaluar duke përdorur një metodë anketimi në një kampion prej një mijë të rinjsh amerikanë të moshës 16 deri në 25 vjeç. Përqindja e të rinjve që duan të jenë influencer është gjithnjë e në rritje, transmeton portal arbresh.info
“Është befasues fakti se rreth 20% e të rinjëve besojnë se puna e një influencuesi është zgjedhja e tyre e vetme në karrierë. Pothuajse gjysma e të anketuarve meshkuj janë pajtuar se të qenit ndikues në rrjetet sociale është një zgjedhje e mirë për karrierë”, thuhet në raportin e agjencisë.
“Mbi 38% e të anketuarve ranë dakord se tregu ka nevojë për më shumë influencues në rrjetet sociale, ndërsa 34% e tyre mendojnë se dinë të bëhen të suksesshëm në atë biznes”, shtuan ata.
Një në pesë anëtarë të Gjeneratës Z, raporton Higher Visibility, do të linte punën për t’u bërë një influencues, ndërsa 12% e tyre do ta braktisnin kolegjin për shkak të kësaj./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...