Autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar 47 milionë pilula amfetamine të cilat ishin fshehur në një ngarkesë mielli, në një operacion të përshkruar si tentativa më e madhe e njëhershme për kontrabandë droge për sa i përket kapjes së lëndëve narkotike.
Pilulat u konfiskuan në një magazinë pasi mbërritën përmes portit në Riad, tha Ministria e Brendshme saudite, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Sipas një zëdhënësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Kontrollit të Narkotikëve (GDNC) 8 persona u arrestuan si të dyshuar për kontrabandë të drogës.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se prej cilin vend ka arritur droga.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tha më parë se “raportet e konfiskimeve të amfetaminave nga vendet në Lindjen e Mesme vazhdojnë t’i referohen kryesisht tabletave që mbajnë logon Captagon”.
Captagon ishte fillimisht emri i markës për një produkt medicinal që përmban stimuluesin sintetik fenethylline. Megjithëse nuk prodhohet më legalisht, drogat që mbajnë emrin Captagon konfiskohen rregullisht në Lindjen e Mesme, sipas Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat./arbresh.info/
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...