Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë fshehur dokumente me sekrete shtetërore gjatë bastisjes së FBI në pronën e tij në qershor. Dyshimin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë.
Në një dosje gjyqësore, departamenti tha se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin federal”. Deklarata është në përgjigje të padisë së Trump kundër një avokati “neutral”, i njohur ndryshe dhe si “Mjeshtri Special”, për të mbikëqyrur një pjesë të çështjes në vazhdim. Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se materialet ishin deklasifikuar.
Në dosjen e publikuar së fundmi, Departamenti i Drejtësisë dha panoramën më të qartë deri më tani të përpjekjeve për të rimarrë dokumentet që përmbajnë sekrete shtetërore nga ish-presidenti.
Deri më tani, janë kryer 3 kontrolle në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, ku i fundit u krye nga FBI më 8 gusht. Autoritetet amerikane po hetojnë nëse Trump, në kundërshtim me ligjet, mori të dhëna sekrete nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën në janar të vitit 2021./A2CNN
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, sy...
Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, Kokalla:Më thanë ...
Vrasja makabre e Liridona Ademaj/ Naimi, Kushtrimi e Graniti...
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...