Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur në lidhje me dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Ai ka thënë se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me rastin e fundit, pra atë të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
“Unë kam pasur informata nga burime të ndryshme që drejtori do të shkarkohet disa ditë më herët, mund të them edhe që një javë më herët, mirëpo është shfrytëzuar ky rast si pretekst në mënyrë që drejtori i policisë të ofrojë dorëheqjen, por në fakt atij i është kërkuar dorëheqja sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai në Klan Kosova.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...