PSG synon transferimin e Kantes

09:27 | 30 Gusht 2022
KRG

Skuadra franceze, Paris Saint-Germain kohëve të fundit është raportuar se synon të transferoj mesfushorin e skuadrës angleze, N’Golo Kante.

Mesfushori francez tashmë është në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën e Chelseat, ndërsa menaxheri Thomas Tuchel, ka shprehur se e ardhmja e 31-vjeçarit është në dyshime, raporton Time, përcjell arbresh.info.

Mosha e lojtarit sipas mediave angleze, është pengesa më e madhe, andaj edhe nuk pritet që  “Blutë” e Londrës t’ ofrojnë ndonjë rinovimin të kontratës.

Paris Saint-Germain, që një kohë të gjatë ka shprehur interesim për kartonin e francezit, mirëpo ishte skuadra angleze e cila nuk shprehte interesim për shitjen e tij.

Mbetet të shihet se çfarë do të veprojë skuadra franceze, drejt mesfushorit të Chelseat. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale