Shkencëtarët kanë vërtetuar se njerëzit shumë inteligjentë pëlqejnë të kalojnë më shumë kohë vetëm sesa në shoqërinë e të tjerëve. Disa shkencëtarë nga Singapori dhe Britania kryen një hulumtim me 15 mijë persona dhe u tregua se në shumicën e rasteve njerëzit preferojnë shoqërinë sesa vetminë.
Megjithatë, përjashtim bëjnë njerëzit me inteligjencë më të lartë se mesatarja. Ata pëlqejnë të jenë vetëm dhe arsyeja mund të fshihet në evolucion. Psikologët thonë se mënyra e jetesës së paraardhësve tanë të lashtë përbën bazën e asaj që na bën të lumtur në epokën moderne.
Duke marrë parasysh që njerëzit nuk kanë më nevojë të shoqërohen për të pasur ushqim të mjaftueshëm dhe për të mbijetuar, ekziston një probabilitet që njerëzit inteligjentë mbi mesataren, duke qenë se janë evolucionarisht më të avancuar, nuk kanë nevojë të lidhen me të tjerët.
Një shpjegim tjetër është se ata janë thjesht shumë ambicioz, ndaj preferojnë të kalojnë kohë duke punuar për veten dhe përparimin e tyre, në vend që të afrohen dhe të shoqërohen me të tjerët.
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?
Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ...
Kallas: Vdekja e Khameneit moment përcaktues për Iranin