Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 25-vjeçarin Ardit Çela, i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.
Çela dy ditë më parë bashkë me dy shokët e tij dhunoi dhe tentoi të djegë me benzinë ish-të dahurën 16-vjeçare.
Në seancën e sotme gjyqësore ai ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se kishte shkuar te ish e dashura vetëm për t’u sqaruar.
Ndërsa për dy të akuzuarit e tjerë, Enea Xhori dhe 17-vjeçarin D.M. gjykata i la në detyrim paraqitje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të pallatit ku jeton e mitura. Sipas burimeve të policisë, e mitura ishte e lidhur dhe bashkëjetonte me Ardit Çelën 25 vjeç, ndërsa kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për motive xhelozie.
Më pas 25-vjeçari ka marrë dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M dhe kanë dhunuar 16-vjeçaren si dhe kanë tentuar ta djegin benzinë./opinion/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj