Ballkani fiton ndeshjen e dytë në kampionat, krizë te Dukagjini në fillim të edicionit

22:00 | 28 Gusht 2022
KRG

Ballkani ka fituar ndeshjen e fundit e cila mbyllë javën e katërt në ALBI Mall Superligën e Kosovës, e cila u zhvilluar në kryeqytet përballë Dukagjinit të Klinës.

Ballkani falë golit të Qëndrim Zybas ka arkëtuar pikët e radhës në elitën e futbollit kosovar, duke fituar dy ndeshjet e para, ndaj Drenicës dhe Dukagjinit, duke qenë skuadra e vetme që ka fituar të gjitha ndeshjet.

Pas pikës së parë në mesjavë, Dukagjini u rikthye te humbja pas ndeshjes sonte në kryeqytet, ku pas katër ndeshjeve të para, skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka fituar vetëm një pikë, duke humbur nga Prishtina, Drita dhe tashmë Ballkani, ndërsa pikën e vetme klinasit e kanë fituar ndaj Llapit./GO/

Shpërndaje në rrjete sociale