Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një fshat pranë Roterdamit të shtunën kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një Barbekju në natyrë, tha policia holandeze.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur kamioni, me targa spanjolle, doli nga rruga në Zwingjincedik, rreth 30 km në jug të Roterdamit.
“Kamioni u përplas me një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një Barbecue të organizuar në lagjen e tyre”, tha policia e Roterdamit në një postim në llogarinë e tyre në Twitter.
De aanhanger is terug op de dijk. De twee rouwwagens zijn net weggereden. #NieuwBeijerland pic.twitter.com/Rf0cznIuVZ
— Maurice Laparlière (@MauLaparliere) August 27, 2022
Një oficer policie që ishte i pranishëm tha për radion lokale Rijnmond se të paktën dy persona kanë vdekur. Megjithatë, ai vuri në dukje se policia ishte ende në vendin e aksidentit dhe se po bëhen përpjekje për të arritur në një numër përfundimtar të viktimave.
Fotot e marra pas aksidentit lejuan të identifikohej se kamioni i përket kompanisë El Mosca, me seli në Spanjë. Shoferi i kamionit, i cili nuk mbeti i lënduar, u arrestua. /abcnews
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...