Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758 nga 1.902.000 që janë aktualisht
Sipas dekretit të nënshkruar më 25 gusht, numri i personelit ushtarak do të rritet nga 1.013.628 në 1.150.628 efektivë.
Në dekret përmendet edhe personel që do të punësohen nga radhët e civilëve për llogari të forcave të armatosura ruse. Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023.
Dekreti vjen shtatë muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës dhe mes raportimeve të pakonfirmuara për humbje të konsiderueshme të pësuara nga forcat e armatosura ruse gjatë këtij konflikti.
Më 29 maj, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që u mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura. Më parë ushtria ruse kishte kufij moshe për rekrutimin e ushtarëve nga 18 deri në 40 vjeç.
Ekspertët ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë thonë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Edhe pse lideri rus, nuk i ka pranuar dhe i ka mohuar gjithmonë shifrat e publikuara sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse gjatë kësaj periudhe, lëvizjet e tij tregojnë të kundërtën.
Sot flasin ish-krerët e UÇK-së, familjarët mbërrijnë në Hagë
Ina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Trump mbledh më 19 shkurt Bordin e Paqes, Kryeministri Rama ...
Nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe jashtë saj: Pedri ndër...
Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve myslimanë me mesazh u...
Edi Rama e nis ditën me një foto simbolike me flamurin e Shq...