Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në rast se do të ketë greva në sektorin publik, atëherë çdo grevisti do t’i ndalet paga çoftë edhe për një orë grevë.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, i cili tha se kjo po bëhet duke respektuar nenin 18, pikën 1.
“Kemi garantuar të drejtën e grevës por që kemi njoftuar që duhet zbatuar edhe dispozita ligjore që kërkon pezullimin e kontratës së punës. Neni 18, paragrafi 1 është i qartë. Neni 18, pika 1: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”, thuhet në përgjigjen e Spahiut.
Në lidhje me këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se situata mund të përkeqësohet nëse veprohet në këtë mënyrë./arbresh.info/
lexo edhe:
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”